Lladrovci viziton QKMF-në, mirëpret zgjatjen e orarit të punës

Kosova

Lladrovci viziton QKMF-në, mirëpret zgjatjen e orarit të punës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:54
Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar të premten Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas dhe është takuar me drejtorin e ri të kësaj qendre, Dr. Arbër Ismaili dhe menaxhmentin e QKMF-së.

Gjatë qëndrimit në QKMF, kryetari Lladrovci ka vizituar të gjitha sektorët e kësaj qendre dhe ka përgëzuar punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor. Lladrovci gjatë kësaj vizite ka thënë se do të përkrahë shërbimin shëndetësor në Drenas duke përmirësuar të gjitha shërbimet e në veçanti sektorin e Maternitetit.

Kujtojmë se QKMF-ja në Drenas, që nga muaji mars i këtij viti ka ndryshuar orarin e punës dhe tani shërbimi ne të gjitha sektorët kryhet deri në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat