Komuna e Vitisë shpall vitin 2018 vit i mbrojtjës së ambientit

Kosova

Komuna e Vitisë shpall vitin 2018 vit i mbrojtjës së ambientit

Nga: Aziz Zuka Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:33
amje nga aksioni i ndërmmarë në pastrimin e deponisë ilegale që ishte krijuar në një vend në mes të Pozharanit dhe Vitisë përgjatë rrugës Pozharan-Viti

Me qëllim të eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një mjedisi sa më të pastër, Komuna e Vitisë , ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive të tilla,  aksioni i parë I këtij lloji është  ndërmarrë në hyrje të Pozharanit  përgjatë rrugës Pozharan-Viti.  Këtij aksioni i ka prirë kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoritë komunale por edhe kompanitë e pastrimit që operojnë në Viti.

Me këtë rast  nga vendi I ngjarjës ku ka filluar ky aksion për pastrim dhe mbrojtje të ambientit,Kryetari Haliti, bëri me dije se kjo komunë e ka shpallë vitin 2018, vit të ambientit dhe shtoj se  gjatë këtij viti do të ketë aksioni të shumta  ambientale.Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aktiviteti të pastrimit dhe largimit të kësaj deponie ilegale ku persona të pandërgjegjëshëm kanë “krijuar” një deponi të “eger” ndër tjerash fol për angazhimin e kësaj komune për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

“Ndonëse  deri më tani kemi punuar shumë në krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe të pastra për qytetarët, ne edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar për largimin e deponive ilegale të mbeturinave. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë që të kemi mjedise më të pastërta dhe të shëndetshme për gjithë qytetarët e komunës sonë”, u shpreh kryetari Haliti.

 Ai u zotua se Komuna e Vitisë, do të merr masa ligjore ndaj atyre që ndotin ambientin. Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që të ju bashkangjitën këtyre aksione por të raportojnë edhe ndotësit e tyre në organet përkatëse. Kurse Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se inspektori i ambientit në vazhdimësi është në terren për të intervenuar në raste të hedhjes së mbeturinave. Ai shtoj se në këtë drejtim ata bashkëpunojnë edhe me Policinë e Kosovës, por kërkojë edhe bashkëpunimin e qytetarëve  të cilët hasin në hedhje të mbeturinave të raportojnë qoftë edhe me vetëm një fotografi në Drejtorinë e Inspekcionit duke u zotuar se rastet e tilla do të procedohen tutje në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat