MPMS, MTI dhe UNDP ndanë çertifikatata për përfituesit e programit Praktikë në Punë

Kosova

MPMS, MTI dhe UNDP ndanë çertifikatata për përfituesit e programit Praktikë në Punë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:51
U ndanë 200 çertifikatata për përfituesit e programit Praktikë në Punë

Në Amfiteatrin e Ministrisë së Administratës Publike, sot më 16 mars 2018, zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si dhe përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ndanë 200 çertifikatata për përfituesit e programit Praktikë në Punë. Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit z.Drin Haraqia, shpalli të hapur aplikimin për Programin e ri për Subvencionimin e Pagave nga MPMS/APRK.

Në fjalimin hyrës, ndihmësja e Përfaqësuesit të Përhershëm dhe Kordinatorja e Programit për UNDP në Kosovë znj. Valbona Bogujevci potencoi objektivat kyçe të programit të Praktikës në Punë si ofrimi i mundësive tek të sapodiplomuarit për t’u angazhuar në aftësim dhe punësim si dhe fuqizimi i bizneseve vendore në trajnimin e të rinjëve pa kosto shtesë, pra përgatitje për punësim. Znj. Bogujevci theksoi rëndësinë e programit dhe kontributin në adresimin e sfidave tek kompanitë vendore, sidomos në fushën e gjetjes së personelit të kualifikuar. Gjatë vitit të kaluar, UNDP, gjejësisht, Programet Aktive të Tregut të Punës (ALMP) kanë bashkëpunuar me mbi 700 kompani private në Kosovë me iniciativa të cilat kanë pasur ndikim direkt në zbujten e papunësisë në vend. 

Drejtori i Përgjithshem i KIESA-së, Besian Mustafa, ceku qëllimet parësore të projektit si tranferimi i njohurive akademike dhe shkencore nga studentët e sapo diplomuar tek kompanitë vendore në njërën anë, dhe në anën tjetër bartja e diturisë teknike dhe praktike nga kompanitë tek studentët, ku punësimi rezulton si efekt dytësor. Z. Mustafa theksoi trendin pozitiv gjinor kundrejt punësimit si rrjedhojë e këtij programi, ku ndër vite ka pasur rritje të vazhdueshme, dhe dha si shembull konret vitin 2017 ku nga 200 pjesëmarrës të programit për praktikë në punë, 145 janë gra dhe 55 meshkuj.

Drejtori i Përgjithshem i Agjencisë së Punësimit, z.Drin Haraqia theksoi rëndësinë e programit të praktikës në punë, rëndësinë e integrimit të studentëve në jetën e përditshme të një kompanie, si dhe numrin e kënaqshëm të kandidatëve të cilët kanë arritur punësim si rezultat i këtij programi. Z. Haraqia potencoi fokusin e institucioneve të Kosovës në rritjen e punësueshmërisë, gjegjësisht aprovimin e planit të veprimit për rritjen e punësimit tek të rinjët si dhe strategjinë e MPMS-së e cila synon integrimin e të rinjëve në skema të praktikës dhe punësimit nëpër kompani private.

Z. Haraqia ftoi të rinjët të vizitojnë zyrat e punësimit nëpër komunat gjegjëse për të përfituar nga skemat e shumta të punësimit, si dhe nga trajnimet e shumta të ofruara nga qendrat e trajnimit profesional. Ai poashtu uroi të pranishimit për pjesëmarje në skemën e punës praktike si dhe njoftoi së është hapur Programi i ri për Subvencionimin e Pagave nga MPMS/APRK. Programi për subvencionim akomodon punëkërkuesit në kompani për një periudhë 12 mujore, ku paga subvencionohet deri në 50% nga APRK dhe UNDP. Thirrja do të jetë e hapur deri më 6 prill 2018, ku përmes procesit të ndërmjetësimit, punëkërkuesit do të akomodohen në kompanitë pjesëmarrëse, bazuar në aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.

Gëzim Shabani, në cilësinë e përfaqësuesit të Kolegjit AAB, institucion ky pjesëmarrës në programin për praktikë në punë, theksoi gatishmërinë e kolegjit në ofrimin e mundësive për praktikë dhe punësim tek të rinjët: “Kolegji AAB vazhdimisht ofron mundësi dhe përkahje për projektet e ngjashme, pasiqë kuptojmë rëndësinë e integrimit të studentëve në punë praktike dhe rrjedhimisht punësim”.

Elhami Dragusha, praktikant i cili është punësuar ne Kolegjin AAB si rezultat i programit Praktikë në Punë, në një fjalë rasti potencoi rrugëtimin e tij drejt punësimit dhe rëndësinë e implementimit në praktikë të njohurive të fiturara përgjatë studimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat