Po mbahet Gara Ndërkombëtare e Matematikës

Kosova

Po mbahet Gara Ndërkombëtare e Matematikës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Rreth gjashtë mijë nxënës nga klasa e parë në të dymbëdhjetën i janë nënshtruar Garës Ndërkombëtare të matematikës  “Kangaaro”.

Ky test ka filluar gjatë mëngjesit dhe po vazhdon ende duke u mbajtur me grupe.

Gara e cila mbahet në rreth 80 shtete nëpër të gjithë botën, në Kosovë po organizohet nga instituti “Atomi”, që është i licencuar dhe akredituar për ta mbajtur këtë testim.

Jusuf Thaçi nga ky institut tha se në prill do të dalin rezultatet e këtij testimi të sotëm, ndërsa theksoi se qëllimi i kësaj gare është që të dihen më shumë talentet e matematikës, dhe të dihet cilësia e matematikës në Kosovës.

Nga këta gjashtë mijë garues, do të zgjedhen 50 më të mirët, me të cilët qendra “Atomi” do t’i ushtrojë edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat