Frizerkat ia vodhën rrymën avokatit në Lipjan, gjobiten pas pesë viteve

Kosova

Frizerkat ia vodhën rrymën avokatit në Lipjan, gjobiten pas pesë viteve

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar disa Aktgjykime lidhur më disa vjedhje të rrymës që kanë ndodhur në Lipjan.

Për lidhje ilegale në rrjetin elektrik të para disa viteve, u nxor Aktgjykim gjatë kësaj jave.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, në periudhën kohore gjatë muajit dhjetor të vitit 2013, në rrygën “V-F” në Lipjan, e pandehura Xh.B si shfrytëzuese e lokalit me qira duke ushtruar veprimtarin e frizeres dhe e pandehura Sh.B si shfrytëzuese e lokalit me qira duke ushtruar veprimtarin e frizeres me qellim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme, dhe vetes t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas vendimit të gjykatës, me dashje secila veç e veç kanë vepruar në atë mënyrë që bëjnë lidhjen e kabllove nga lokalet e lartpërmendura në njehsorin elektrik të zyrës së avokaturës së të dëmtuarit Z.A , ashtu që energjia e shpenzuar elektrike nga ana e të pandehurave regjistrohet si energji e shpenzuar në njëhsorin elektrik të të dëmtuarit, dhe e njëjta i faturohet si energji elektrike e shpenzuar, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktohet dëm material.

Me këtë secila veç e veç kanë kryer veprën penale Vjedhja nga neni 325 par.1 të KPRK-së. Andaj gjykata konform ligjit të pandehurat i gjykon me dënim me kusht dhe me gjobë.

“Të pandehurën e parë Xh.B e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2  muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e pandehura në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, dhe me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro. Të pandehurën e dytë Sh.B e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e pandehura në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, dhe me dënim me gjobë në shumë prej 200 euro”, thuhet në aktgjykim.

I dëmtuari Z.A është udhezuar që kërkesën pasurore-juridike t’a realizojë në procedurë të rregullt gjyqësore

Ndërkaq, Gjykata Themelore , dënoi edhe dy persona tjerë për vjedh të rrymës në Lipjan.

“Me dt. 08.10.2013, në shtëpinë e tij në fshatin G., Komuna L., gjatë kontrollit nga punëtorët e autorizuar të KEDS-it, është konstatuar se i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme, ka shfrytëzuar energjinë elektrike, në atë mënyrë që, i pandehuri është kyqur në rrjetin elelktrik dhe ka shpenzuar energjinë elektrike pa njehsorin elektrik, me ç’rast të dëmtuarës KEDS-it, i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 294.90-euro -me këtë ka kryer veprën penale Vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të KPRK-së. Andaj gjykata të pandehurin e gjykon me,me dënim me burgim në kohëzgjatje me kusht prej 1 muaji dhe me dënim me gjobë në shumë prej 200 euro”.

Aktgjukim për vjedhe u nxorr edhe për një rast tjetër të vjedhjes së rrymës në Lipjan.

“Me dt. 27.05.2015, në shtëpinë e tij, në fshatin Z. , Komuna L., me qëllim të përfitimit të shërbimit komunal, ka keqpërdorur energjinë elektrike, në atë mënyrë që, përmes kabllos është furnizuar në mënyrë ilegale me energji elektrike e cila nuk është regjistruar në njehsor elektrik, pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar për energji elektrike, me ç’rast KEDS-it, i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 301.14- euro”. Edhe ky i pandehur u denua me burg me kushte prej 1 muaj dhe me gjobë 200 euro, ndërsa KEDS që t’ia kopenzoi shumën prej 301.14- eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat