Kolegji “Mehmet Akif” me përkrahje të MASHT-it organizoi MACPRO GENIUS 2018 në nivel të Kosovës

Kosova

Kolegji “Mehmet Akif” me përkrahje të MASHT-it organizoi MACPRO GENIUS 2018 në nivel të Kosovës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:47
MACPRO

MACPRO, që për këtë vit është e pesta me radhë,  deri më tani është organizuar vetëm në kuadër të Kolegjeve “Mehmet Akif”, ndërsa këtë vitka qenë i hapur edhe për shkollat tjera në Kosovë (për kl. VIII-të – XII-të).

Nga 267 projekte të paraqitura  këtë vit në këtë  garë fillimisht u përzgjodhën 37 projekte,  të cilat  nxënësit  i kanë  përgatitur në bashkëpunim me mësimdhënësit.

Të shtunën nga ora 09:00-14:00 është bërë prezantimi i  projekteve në sallën e ekspozitave  të Pallatit  të Rinisë.

Image

 

Vlerësimi është bërë në dy grupe. Në njërin grup janë vlerësuar Projektet e nxënësve të Kolegjeve “Mehmet  Akif”  të  cilët prezantimet e tyre i kanë bërë në gjuhën angleze , ndërsa në grupin tjetër projektet e nxënësve  të shkollave  pjesëmarrëse të cilët prezantimin e kanë bërë në gjuhën shqipe. Juria ka qenë e veçantë për secilin grup.

Në orët e pasditës u bë ndarja e shpërblimeve. Dy shpërblimet e para me pika më të larta të MACPRO GENIUS , do ta  përfaqësojnë Kosovën  në Olimpiadën Genius në  SHBA.

Gara është zhvilluar në këto  kategori : art, mbrojtje e ambientit, dizajn industrial, IT, robotikë dhe dronë, film me metrazh të shkurtër  dhe artikull.

Image

Gjatë programit final në fjalën e tij të rastit zëvendësdrejtori i përgjithshëm Dr. Yusuf Karabina tha:” Deri më tani me këto projekte kemi marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në  vende të ndryshme si në SHBA, Holandë, Indonezi, Keni, Rumani, Kazakistan në të cilat nxënësit tanë Kosovar i kanë sjellë 224 medalje.”

Këtë vit 21 projekte janë shpërblyer me medalje të artë dhe me cmimin Grand ( nga100E).

Dy projektet me pika më të larta që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes ne Olimpiadën Genius në Amerikë janë: Projekti i quajtur Stop Racism ne kategorine Environment Short Movie nga nxenesit  Kledi Zherka dhe Hamez Zymberi  si dhe projekti  Planticioni I mandarines ne kategorine Robotic nga nxenesit Artin Ahmeti dhe Rion Recica.

Image

 

Organizimi i MACPRO-së ka për qëllim motivimin e talentëve të rinj, dhe përzgjedhjen e projekteve me të cilat institucionet arsimore “Gulistan” e përfaqësojnë Kosovën   në gara të ndryshme ndërkombëtare.  Edhe  këtë vit ju urojmë suksese nxënësve që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me projektet e përzgjedhura nga MACPRO- 5”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat