Mësohet çka do të bisedohet nesër në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova

Mësohet çka do të bisedohet nesër në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Në Bruksel të hënën do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kumtoi sot e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë serbe.

Delegacionin e Beogradit do ta udhëheqë drejtori i Zyrës Marko Gjuriq, ndërsa, sipas komunikatës, është paraparë që tema të bisedimeve të jenë realizimi i marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikën, urën që ndan Mitrovicën, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative.

Krahas përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe Zyrës për Punë Koordinative, në delegacionin e Beogradit do të ketë edhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve kompetente lidhur me temat përkatëse. Mbledhjet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në godinën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.

Është paraparë që ky raund i bisedimeve të zgjasë deri më 21 mars.

Dialogu i fundit i Prishtinës dhe Beogradit në nivel teknik, me ndërmjetësim të BE-së, u mbajt në fund të shkurtit, pas një pauze mbi njëvjeçare.

Udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë është Avni Arifi, Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.

Ndërkohë, të premten e javës së ardhshme, në Bruksel, te Frederika Mogherini do të shkojnë Hashim Thaçi e Aleksander Vucic.

Përpos energjisë e asociacionit, dy Presidentët pritet të flasin edhe lirinë e lëvizjes, IBM dhe urën e Ibrit, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar.

Takimin e dy udhëheqësve shtetërorë e ka konfirmuar Zyra e Mogherinit.

Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik dhe politik zhvillohet prej tetë vitesh. Janë arritur disa marrëveshje, përfshirë shuarjen e struSerbikturave paralele të sigurisë, lirinë e lëvizjes, pranimin e dokumenteve etj. Mirëpo, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar në mesin e të cilave Asociacioni, Energjia etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat