Në Xhaminë e Livoqit të Poshtëm familja Berisha i shtriu dorën e pajtimit familjes Leci

Kosova

Në Xhaminë e Livoqit të Poshtëm familja Berisha i shtriu dorën e pajtimit familjes Leci

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga ngjarja

Në sallën e lutjeve të Xhamisë në Livoçin e Poshtëm, në prezencë të shumë xhematëlinjëve, hoxhallarëve dhe të Naim ef, Aliut, kryetarit të KBI-së së Gjilanit, u bë pajtimi në mes të familjeve Berisha dhe Leci, për ngjarjen e aksidentit fatal në trafik, të para një muaji, ku humbi jetën vajza 11 vjeçare Erza Berisha nga fshati Svircë e komunës së Dardanës me banim në Gjilan.

Erza ishte aksidentuar në aksident trafiku më 22 shkurt dhe pas tri dite kishte ndërruar jetë në QKUK, njofton Rajoni Press.

Aksidenti ishte shkaktuar nga drejtuesi i automjetit Limon Leci, në vendin e quajtur tek ‘Tuneli’ në rrugën në të dalë nga Gjilani që shpie në drejtim të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat