Shi e borë gjatë javës së ardhshme

Kosova

Shi e borë gjatë javës së ardhshme

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:28
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Siç njofton instituti, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri lokalisht intensive, të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore.

’Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Europën Perëndimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat