Bllokohen minatorët e Artanës

Kosova

Bllokohen minatorët e Artanës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:35
Miniera

Rruga që të dërgon deri tek miniera e Artanës në fshatin Marec, është bllokuar nga shembja e një pjese të rrugës.

Kjo ka bërë që edhe minatorët e kësaj miniere të bllokohen me autobusin e tyre, kjo pasi që reshjet e mëdha ditëve të fundit kanë bërë që të rriten prurjet e ujit të lumit “Krivareka”, i cili ka dal nga shtrati.

Nga disa fotografi që ka siguruar arbresh.info, shihet se infrastruktura rrugore që të dërgon deri tek miniera është shumë e dëmtuar, madje disa nga minatorët shihen duke u munduar me forcat e tyre gjejnë një zgjidhje.

Njëri nga minatorët ka thënë se nëse ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës nuk reagojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore që dërgon deri tek flatacioni në Marec, atëherë problemet e tilla do të paraqiten shumë shpesh, madje rrezikohet seriozisht jeta e minatorëve dhe udhëtarëve që përshkojnë këtë rrugë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat