Vërejtjet ndaj taksapaguesve rrisin të hyrat vetjake në Klinë

Kosova

Vërejtjet ndaj taksapaguesve rrisin të hyrat vetjake në Klinë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:56
Komuna e Klinës

Komuna e Klinës ka rritur realizmin e të hyrave vetjake në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë muajit janar Komuna ka arritur të grumbullojë të hyra vetjake për 64 për qind më shumë sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i Financave ka treguar se Komuna e Klinës gjatë muajit janar ka realizuar të hyra vetjake në vlerë prej 64 mijë e 847 eurosh nga llojet e ndryshme të të hyrave vetjake të administratës komunale, si dhe 6 mijë e 620 euro të hyra nga gjobat e trafikut.

“Gjithsej të hyra në muajin e parë të vitit janë realizuar 71 mijë e 467 euro. Të hyrat vetjake për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 43 mijë e 573 euro. Ose shprehur në vlerë absolute 27 mijë e 894 euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat