Ministri Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Kosova

Ministri Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:38
Ministri Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Prishtinë, 19 mars 2018 – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien  e Provimit të Jurisprudencës.

Ministri Tahiri ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që sa më shpejt të fillojnë punën dhe t’iu përgjigjen nevojave të profesionistëve për të hyrë në këtë provim, meqenëse ka kaluar kohë e gjatë që kur i njëjti nuk është organizuar.

“Ministria e Drejtësisë do të fasilitojë gjithë procesin, do të jemi në dispozicionin tuaj që për të gjitha çështje administrative t’iu ndihmojmë në organizimin sa më të suksesshëm të këtij provimi, që do t’iu mundësojë profesionistëve të fushës për të verifikuar dijen e tyre dhe për të marrë kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e tyre në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës” ka thënë ministri Tahiri.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka shprehur gatishmërinë e komisionit që provimi të organizohet sa më shpejt.

Në takim është diskutuar edhe për projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, konkretisht për opsionet e ndryshme që do të mundësonin organizim më të mirë të këtij provimi në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat