Kryetari Sokol Haliti, fton qytetarët të kryejnë detyrimet financiare ndaj vendit

Kosova

Kryetari Sokol Haliti, fton qytetarët të kryejnë detyrimet financiare ndaj vendit

Nga: Aziz Zuka Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:49
Pamje nga vizita në Sektorin e tatimit ne prone në Viti

Si edhe gjatë mandatit të kaluar edhe sivjet Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari Hasan Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë kryer sot obligimet financiare  të Tatimit në Pronë.

Gjatë vizitës që ka  bërë  këtij shërbimi  të Tatimit në pronë, Kryetari Haliti tha se çdo qytetarë vitias është i obliguar të kryej detyrimet financiare ndaj vendit por bëri me dije se mjetet financiare që do të grumbullohen nga Sektori i Tatimit në Pronë do të ju kthehen qytetarëve.

“Të gjithë jemi të obliguar të kryejmë detyrimet financiare ndaj vendit, prandaj edhe ne po e bëjmë këtë sot. Me këtë rast dua të ju njoftoj se Komuna jonë mbetet e përkushtuar që mjetet e inkasuar nga Tatimi në Pronë, të ju kthehen përsëri qytetarëve tanë përmes investimeve që do të bëjmë në lokalitetet e kësaj komune dhe atë në sektorë të ndryshme. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë, që të ju krijojmë atyre kushte sa më të mira për jetë”, tha  ndër tjerash Kryetari Sokol Haliti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat