Beqaj: Kosova do të bëhet qendër rajonale e promovimit të inovacionit

Kosova

Beqaj: Kosova do të bëhet qendër rajonale e promovimit të inovacionit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:14
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka vizituar “R.I.T Kosova” ku ka mbajtur ligjëratë para studentëve të AUK-ut dhe ka bashkëbiseduar me presidenten e këtij institucioni edukativ dhe arsimor Sharon Y. Hart.

Ai në ligjëratën e mbajtura para studentëve, i ka informuar ata për objektivat dhe planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe për të ardhmen ekonomike të vendit, në prizmin e përkrahjes dhe avancimit të ekonomisë digjitale.

Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e Kosovës është rinia e shkathtë dhe e edukuar e Kosovës, e cila po lëviz më shpejt se sa institucionet, në trendet globale të ekonomisë dhe teknologjisë.

“Kosova do të bëhet qendër rajonale e promovimit të inovacionit me të rinjtë e saj që posedojnë shumë shkathtësi dhe të cilët janë e ardhmja ekomomike e Kosovës”, tha ministri Beqaj.

Ai gjatë vizitës në AUK ka bashkëbiseduar me presidenten e këtij institucioni  Sharon Y. Hart, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat