Rruga në Stan-Tërg mbyllet për qarkullim

Kosova

Rruga në Stan-Tërg mbyllet për qarkullim

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:47
Rruga R129 Mitrovicë-Bajgorë, në Stan-Tërg

Rruga R129 Mitrovicë-Bajgorë, në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës është mbyllur për qarkullim sonte nga ora 18:00, deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës, sipas së cilës institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative për qarkullim.

“Në drejtimin e rrugës R129 lokacioni Stan - Tërg, sot gjatë ditës ka pasur rrëshqitje të trupit të rrugës. Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun reshjeve të shiut situata mund të ndryshojë nga momenti në moment. Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi të obliguar ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit. Po ashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat