Komuna e Rahovecit intervenon në pjesët që u vërshuan nga shiu

Kosova

Komuna e Rahovecit intervenon në pjesët që u vërshuan nga shiu

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:14
Vershimet

Komuna e Rahovecit ishte e përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së hënë, kurse në disa vendbanime pati edhe vërshime.

Komuna e Rahovecit intervenon në pjesët që u vërshuan nga shiu

Komuna e Rahovecit ishte e përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së hënë, në disa vendbanime pati edhe vërshime.

Përmes një komunikate dërguar mediave, kjo komunë ka njoftuar se me të pranuar kërkesat nga qytetarët, zyrtarët kompetentë kanë kanë dalur në terren dhe po ashtu është kërkuar nga operatori i kontraktuar për intervenime emergjente, që të bëjë debllokimin e urave dhe pastrimin e proçkave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike, tha se pas kërkesave të qytetarëve, kanë intervenuar në vendet ku ka pasur nevojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat