Ditëve në vijim mot i ftohtë, të enjten reshje të mëdha bore

Kosova

Ditëve në vijim mot i ftohtë, të enjten reshje të mëdha bore

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:45
Ilustrim

20.03.2018 – Vorbulla ciklonike nga Mesdheu dhe Afrika veriore, gjatë ditëve në vijim do të sjellin masa të lagështa ajrore, derisa nga verilindja e kontinentit masa të ftohta ajrore polare do të shtrihen mbi rajon, ku do të krijojnë kushte për reshje bore, të cilat sipas parashikimeve të fundit, do të jenë mjaft intenzive, sidomos ditën e enjte.

21.03 – Mot kryesisht i vranët. Herët në mëngjes dhe paradite me reshje bore, herë pas here më intenzive. Pasdite vonë reshje shiu, që më pas do të shndërrohen në borë.

22.03-23.03 – Të enjten mot i ftohtë, me erë dhe borë. Priten edhe reshje të mëdha bore. Derisa ditën e premte, do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

24.03-25.03 – Të shtunën mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi pë reshje të dobëta bore, e në mbrëmje priten kthjellime. Dita e diel, fillon me intervale me diell, por gjatë ditës vransirat do të shtohen e në mbrëmje priten mundësi për shi.

Temperaturat e ajrit, do të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 1C deri në -5C, e maksimalet nga 6C deri në -2C, por në fundjavë pritet të rriten në 4C deri 6C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verilindja 4-12m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale, por nga dita e premte sërish do të pësojë rënie.

Sa i përket, kualitetit të ajrit, nën këto kushte atmosferike, vlerat ditore të AQI do të mbeten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ato maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat