Karaçevë: Xhandarët serbë kalojnë kufirin

Kosova

Karaçevë: Xhandarët serbë kalojnë kufirin

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:42
Xhandarët serbë

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur në territor të Kosovës, pasi raportohet se kanë kaluar vijën kufitare në Karaçevë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, i cili tha se e kishte vëzhguar depërtimin e tyre poshtë malit të Karaçevës.

Sipas tij kjo ngjarje ka ndodhur të dielën që e lam% pas.

”Të dielën ne ishim në oborr të shtëpisë dhe pamë disa ushtarë të uniformuar me mjete të gjata, duke ardhur nga mali nga pjesa e Serbisë ku kaluan në rrugën tonë të lagjes”.

”Menduam se janë pjesëtarë të KFOR-it ukrainas, e nuk besuam që janë ushtria serbe, por pas pak kohës erdhën policia e Kosovës të cilët thanë se kanë vëzhguar nga distanca ata të cilët janë rikthyer përsëri”.

”Kjo ishte ngjarje shqetësuese”.

”Policia kosovare janë këtu pari, por këtë pjesë e kanë të ndaluar ta kontrollojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat