Të gjitha rrugët e Komunës së Rahovecit janë të kalueshme

Kosova

Të gjitha rrugët e Komunës së Rahovecit janë të kalueshme

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:40
Rrugët e Komunës së Rahovecit

Bora që po vazhdon të bie nuk ka paraqitur problem, pasi që Komuna e Rahovecit përmes operatorit ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror është bërë largimi i borës nga rruga.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, shprehet se që nga orët e hershme të ditës së sotme makineria e operatorit ekonomik për largimin e borës është në terren, dhe deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për vështirësi në lëvizje.

“Ne kemi intervenuar në të gjitha rrugët kryesore për të larguar borën nga rruga për t'iu ofruar kushte sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve të komunës tonë. Nga informatat që kemi nga terreni, nuk kemi vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve, pasi që operatori ekonomik, i kontraktuar për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, është duke e kryer punën ashtu siç edhe në po i kërkojmë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat