Bie blloku B2, nisin reduktimet

Kosova

Bie blloku B2, nisin reduktimet

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

KESCO ka njoftuar se nga mbrëmë për shkak të nevojës së balancimit, si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B, KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike.

Sipas KESCO, Kjo gjendje vazhdon edhe sot.

“Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat