24 marsi, dita e thyerjes së mitit serb

Kosova

24 marsi, dita e thyerjes së mitit serb

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është thyer miti për Serbinë e pamposhtur, pasi me rënien e tre dëshmorëve, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, po viheshin themelet e shtetit të ri të Kosovës

Kështu u tha në një seancë solemne të organizuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se sot e 20 vite më parë historia jonë morri kthesën, pasi 24 marsi ngërthen në vete sakrificën dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Ramosaj: Vështirë ta përshkruash trimërinë e Haradinajt

“Në rast se nuk e ke përjetuar këtë kohë, është e vështirë ta përshkruash në tërësi trimërinë dhe burrërinë e Haradinajt dhe luftëtarëve të tyre, është shumë e zorshme ta portretizosh gjeneralin Shkelzen Haradinaj në atë betejë, gjeneralin Daut Haradinaj, Bujarin, Enverin, Frasherin, Rasimin, Himen, Agron Mehmetin dhe Gazmend Mehmetin, shumë e veshtarë të thuash me fjalë atë që bëri atë ditë komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjenerali Ramush Haradinaj në këtë ditë lind dhe u brumos shpresa jonë si komb se liria për ne tashmë kishte ardhur,  pavarësisht çmimit të madh që paguam. Dimensioni i dytë i 24 marsit është hyjnor, fal  UÇK, djemve dhe vajzave të gatshme deri në vetëmohim për të parë dhe për të bërë historinë tonë shekullore“, tha ai.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se tri shtyllat e 24 marsit janë Gazmendi, Agroni dhe Hima, janë ata që me gjakun e tyre bën gurthemelin e kësaj dite

Haradinaj: Kemi propozuar që të shpallej heroi

“ Organizata e Veteranëve të luftës vitin e kaluar ka bërë propozimin e shpalljes heroi pikërisht të këtyre tre djemve që juve për 18 vjet nuk ia ka ra ndërmend“, tha ajo.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Haki Shehaj tha se më 24 mars 1998 është thyer miti për Serbinë e pamposhtur.

Shehaj: Dështoi skenari i makinerisë serbe

“Skenari i makinerisë serbe se me vrasjen e grave dhe fëmijëve do të shuaj aspiratat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi dështoi, ata as që e kishin menduar një rezistencë të atyre përmasave, as që e kishin të kjart se me gjakun e Him Haradinaj, Gazment e Agron Mehmetaj, të rënë në altarin e lirisë atë ditë, po viheshin themelet e shtetit të ri të Kosovës“, tha ai.

Përveç tjerash, sot është paraparë të bëhen homazhe pranë shtatores dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. Ndërsa, më 24 mars, duk filluar nga ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror “Epopeja e Dukagjinit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat