Ja moti për fundjavë

Kosova

Ja moti për fundjavë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:06
ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë vikend do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

 Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele.  Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen.

Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat