Haradinaj përgëzon gruan që mori çmim nga Amerika

Kosova

Haradinaj përgëzon gruan që mori çmim nga Amerika

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj dhe Feride Rushiti

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me Feride Rushitin, gruaja e cila ka marr çmimin për Guxim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë takim Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Postimi i Haradinajt:

Përgëzime për gruan e guximshme, Feride Rushiti, fituese e çmimit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ajo është shëmbëlltyra e një gruaje kosovare, luftëtare e pamposhtur, veçanërisht, në mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Krenar me gratë e guximshme në Kosovë, që shoqërisë sonë i japin forcën dhe kurajën për të nesërmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat