Ja cili zyrtar i PDK-së e uron Shefqet Krasniqin për lirimin nga akuzat

Kosova

Ja cili zyrtar i PDK-së e uron Shefqet Krasniqin për lirimin nga akuzat

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:03
Rrustem Mustafa me Shefqet Krasniqin

Ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa e ka uruar imamin e akuzuar për terrorizëm Shefqet Krasniqi.

Rrustem Mustafa në profilin e tij në Facebook e ka shkruar një urim me të cilin uron imamin e akuzuar për lirimin nga akuzat.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Këtij statusi Mustafa ia ka bashkuar edhe një fotografi ku shihet Krasniqi i veshur në uniformë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat