19 vjet nga masakra e Lubeniqit

Kosova

19 vjet nga masakra e Lubeniqit

Më: 1 prill 2018 Në ora: 07:38
Lubeniq

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mengjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupt “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në mbrendësi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në menyrat me çnjërezore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsise civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjel.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i semur fizikisht) që të tre këta ende janë të zhdukur.

Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatëzenë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat