Ministri Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

Kosova

Ministri Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:02
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge”.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge”.

Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, Beqaj ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit.

“Inovacioni është e ardhmja, por që realisht është edhe një sfidë të cilën duhet ta adresojmë të gjithë, marrë parasysh që mendimi ekonomik besoj që duhet të ndryshohet. Potenciali ynë per zhvillim ekonomik dhe për të eksportuar përmes ekonomisë digjitale, ku hyjnë është shërbimet bankare të cilat janë servis i aktivitetit ekonomik, është i rëndësishëm ”, theksoi ministri Beqaj.

Programi “Elevator Lab Challenge” është inicuar nga Banka Raiffeisen, dhe do ta hapë fazën e aplikimit më 23 prill. Ky aplikim do të jetë i hapur për të gjitha ndërmarrjet nga Kosova të cilat kanë ide inovative  në fushat e analizave të avancuara, shërbimeve bankare për biznese, teknologji të investimit dhe tregtisë, e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat