Fetoshi: Shpërdorimi është bërë normë që reflekton “zotësi” e “mençuri”

Kosova

Fetoshi: Shpërdorimi është bërë normë që reflekton “zotësi” e “mençuri”

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:56
Arben Fetoshi

Doktori i shkencave të Gazetarisë dhe ish-drejtori i Radio Kosovës, Arben Fetoshi në një shkrim ka numëruar keqpërdorimet e shumta që janë të dukshme në vendin tonë, por që “Qeveria s’bën zë, e Prokuroria s’ka ‘kohë’ të merret me to”.

Postimi i Fetoshit në Facebook:

SHPËRDORIMI

Dhjetëra raste kriminale të mishit të skaduar në treg, por tregtarët janë vetë Shteti; Dhjetëra raste të zyrtarëve të denoncuar për korrupsion, e Shteti s’ka çka bën; Kompani ndër më të mëdhatë e më të rëndësishmet si Telekomi dhe Posta s’kanë mjete për rrogat e punëtorëve, por Qeveria s’bën zë, e Prokuroria s’ka “kohë”; Qytetarët e “dorës së dytë” duhet të vidhen për t’ua paguar rrymën qytetarëve të “dorës së parë”, mirëpo Qeveria “guximshëm” e shkel ligjin; Nja 100 të pafytyrë “shërbejnë” si ministra e zëvendësministra, por vetëm për ta përmbushur vullnetin e katër-pesë Pashallarëve; Nja 100 mijë kreshnikë i kishin “shërbyer” Lirisë së Atdheut, por vetëm për pensione nga Shteti dhe vota për “Komandantët”; Sepse, Në shtetin më të ri të Europës dhe që synon aderimin në Europë, SHPËRDORIMI është bërë normë që reflekton “zotësi” e “mençuri”.  T ë ndershmit dhe profesionistët, ndonëse të paktë e që po mbesin gjithnjë më pak, duhet të gjejnë rrugët e Europës, se nuk e kanë vendin këtu, me bekimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat