Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë dje në Suharekë, pasi është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij
Siç është mësuar tashmë viktima është Blerand Muharremaj nga fshati Gjinoc, i cili ishte nipi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.
E pas kësaj tragjedie familjare, sot ka folur edhe kryetari Muharremaj.
Ai ka treguar për dhimbjen e madhe që po e përjeton familja Muharremaj për humbjen e djalit të tyre.
“Familja Muharremaj po përjeton dhimbje të madhe. Forca dhe ngushëllimi po prehen te mbështetja e dashamirëve dhe miqve, të cilët janë afër në këtë kohë të vështirë për ne”, ka shkruar Muharremaj.
Gjithashtu, është bërë e ditur se varrimi i Blerandit 17 vjeçar bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e Fshatit Gjinoc.