Vdiq dhe u varros me nderime Isuf Sadri Zuka

Kosova

Vdiq dhe u varros me nderime Isuf Sadri Zuka

Nga: Aziz Zuka Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:51
I ndjeri Isuf Zuka

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, dje në orët e vona të pasditës  ka ndrruar jetë  në moshën 77 vjeqare  e sot është varros më nderime në varrezat e Vitisë  Isuf   S. Zuka, nga Pozharani me vendbanim në Viti. Isuf Zuka ishte njëri ndër  kuadrot e para I cili  ushtroi disa poste  të rëndësishme në komunën e Vitisë në ish sistemin e Kosovës,  deri në vitet kur Kosovës nga pushteti fashist serb iu autonomia me dhunë. I ndjeri menjëhërë  u kyq ne veprimtarin atdhetare dhe kombëtare pëer tiu bërë ballë dhunës së organeve serbe të instaluara në cdo institucion të Kosovës.

 I  ndjeri disa herë ka qenë i përndjekur nga ish-pushteti serb në Kosovë, ai ka qenë i burgosur nga ky regjim për organizimin e rezistencës gjithpopullore të viteve 90-ta në Kosovë.Isufi   ka lënë prapa vepra të mira në kohë të vështira për ata që dinë të vlerësojnë veprat e njerezve atëdhetarë dhe që kanë pas një vizion për vendin.Vepra  dhe kontributi tij, në interest ë Kosovës do të kujtohet dhe vlerësohet nga ata që kanë punuar me të dhe  kanë qenë bashkëpunëtor të tij.

I ndjeri  për veprimtarinë e tij ishte keqtrajtuar disa herë fizikisht  nga policia dhe sigurimi shtetror serb.Kujtimi  për te do të jetë gjatë  si dhe respkti për kontributin e tij ndaj vendit dhe gjeneratave qe e njohen dhe e respektuan.Qoft i perjeteshem kujtimi per te.I qoft I lehtë dheu I Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat