Kryetari, Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm zv/ministri, Milazim Gashi.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.Po ashtu gjatë këtij takimi u shpalos programi nga ministria për komunitete dhe kthim për ndarjen e e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës.
Komuna e Skenderajt ka përfituar 20- shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt.
Në fund, Kryetari Jashari, e falënderoi përzemërsisht zv/ministrin Gashi për këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët.