Marrëveshje për rritjen e sigurisë së qytetarëve

Kosova

Marrëveshje për rritjen e sigurisë së qytetarëve

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:35
Pal Lekaj dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”

Me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve rrugore dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”.

Lekaj në fjalën e tij pas nënshkrimit, tha se janë zotuar të punojnë për lirinë dhe sigurinë, duke kujtuar se ky vit është shpallur “Viti i sigurisë”.

Lekaj: U zotuam se do të përmirësojmë sigurinë e qytetarëve

“Sot pas tre muajve jemi takuar për të bërë  marrëveshje në mes të ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së punëve të brendshme, Policisë së Kosovës dhe INFRAKOS-it, që këto marrëveshje të kenë impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Siç jeni të informuar ne e kemi shpallur këtë vit si vit të sigurisë, atëherë kur jemi takuar në vitin 2017 ne jemi zotuar se do të përmirësojmë sigurinë e qytetarëve”, u shpreh Lekaj.

Këtu me një theks të veçantë u trajtua rëndësia e infrastrukturës së rrugëve në ndikimin e aksidenteve, përkatësisht parandalimi dhe zvogëlimi i aksidenteve me fatalitet.

Kryeshefi i Infrastrukturave të Hekurudhës së Kosovës (Infrakos), Agron Thaçi tha se përpjekja po bëhet me qëllim që të zvogëlohet numri i aksidenteve me fatalitet në vend.

Thaçi: Për herë të parë pasluftës u arrit një marrëveshje e tillë

Image

“Sot është një ditë e veçantë, për herë të parë pas luftës, siç e tha edhe ministri, ne po marrim një iniciativë falë buxhetit dhe planifikimit që e ka bërë ministria e infrastrukturës, për t’i siguruar vendkalimet në nivel, që gjithmonë kemi thënë që janë pikat më të zeza në komunikacionin hekurudhor, pse jo edhe atë rrugor, kryqëzimet e rrugëve me hekurudha gjithmonë na kanë shkaktuar probleme, dhe po vazhdojnë të na shkaktojnë”, u shpreh ai para mediave.

Thaçi tha se edhe pse buxheti nuk është edhe aq i madh, ky buxhet mund të ndikojë në ruajtjen e jetës së njeriut. Me prioritet u tha të jetë rruga që lidh Fushë Kosovën me Pejën.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tregoi se kjo marrëveshje është në frymën e zvogëlimit të aksidenteve, fushatë kjo e cila po mbahet edhë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Krasniqi: Kjo marrëveshje është në harmoni me shpalljen e vitit 2018 si vit të sigurisë

“Bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës zë fill qysh nga themelimi i vetë ministrisë, dmth qysh nga vitet e para të pasluftës, në forma të ndryshme, me aktivitete të ndryshme. Unë besoj që kjo marrëveshje është në harmoni me shpalljen e vitit 2018 si vit i sigurisë në trafikun rrugor nga ana juaj. Dhe kështu ë këtë frymë do të zhvillohen edhe aktivitetet e parapara me këtë marrëveshje”, tha ai.

Ai shtoi se Asociacioni kosovar i motorizimit zotohet në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Rexhepi: Policia bartësja kryesore e deklaratës për vitin e sigurisë

Në fund të konferencës për media ka folur edhe toger Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës. Ai ndau me publikun edhe statistika nga rrugët e vendit.

“Policia e Kosovës është njëri prej akterëvë kryesor në deklaratën që e shpall vitin 2018 si viti të sigurisë, dhe policia duke marrë realizimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në atë deklaratë. Dhe mund të ju them se vetëm në tre muajt e parë marrë një projekt një sa i përket pjesëmarrësve në trafikun rrugor. Ne kemi identifikuar dikun rreth 50 mijë nxënës dhe është bërë shpërndarja mbi rregullat e trafikut rrugor, do të thotë qoftë në marrje apo shkuarje ku nuk ka sinjalizim të nevojshëm”, tha ai.

Sipas tij, ka pasur zvogëlim të numrit të aksidenteve me fatalitet për 28 për qind, zvogëlim numri i personave të vdekur për 19.05 për qind, numri i aksidenteve në përgjithësi rënie për 10.52 për qind, kurse numri i aksidenteve me dëme pësoi rënie për 19.55 për qind.

Kurse aksidentet e vetme që shënuan rritje të lehtë ishin ato me lëndime të lehta. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat