Ministri i Administratës publike, Mahir Yagcilar ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për dhënien në shfrytëzim te ish-kinemasë, “Salla e armatës”.
Yagcilar ka thënë se ministria me të cilën ai udhëheq e ka marrë këtë sallë nën menaxhim, por tani së bashku me kryetarin Ahmeti kanë vendosur që salla të shfrytëzohet nga komuna e Prishtinës- për aktivitete kulturore dhe artistike.
Ndërsa kryetari Ahmeti ka thënë se ka qenë e vështirë të merret salla e Armatës për shfrytëzim të Komunës, sepse ka qenë nën UNMIK-un.
Kurse, sipas Ahmetit pasi e ka marrë Ministria e Administratës publike është arritur marrëveshja që ta ketë në shfrytëzim kryeqyteti.