Të dielën nis ndërtimi i autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Kosova

Të dielën nis ndërtimi i autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:39
Autoudha Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, të dielën mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, nga ora 11:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat