Nesër do të mbahet ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.
Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30. Aty është paraparë të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.