Bahtiri e Tahiri dakordohen për asfaltimin e rrugës Pirq-Oshlan

Kosova

Bahtiri e Tahiri dakordohen për asfaltimin e rrugës Pirq-Oshlan

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:44
Bahtiri e Tahiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin ë Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili shoqërohej nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Nasuf Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Namani. Në takim ishte i pranishëm dehë drejtori nga Drejtoria për Infrastrukturë dhe Shërbim Publikë, Naser Muja.

Fillimisht të dy kryetarët vlerësuan si të mirë gjendjet e përgjithshme në komunat e tyre, si dhe vlerësuan lart bashkëpunimin e ndërsjellët për të mirën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Vushtrrisë.

Bahtiri e informoi Tahirin më punën që është bërë dhe që po behët në rregullimin e hapësirës për rreth lumit Ibër, ku përveç liqenit tani më të përfunduar, janë duke u zhvilluar edhe disa projekte shumë të rëndësishme siç janë; ndërtimi i pishinave olimpike, të hapura dhe  të mbyllura, ndërtimi i terreneve sportive, parku botanik etj.

“Kjo hapësirë përgjatë lumit Ibër do t’ja shtoj akoma hijeshi qytetit, por mbi të gjitha do të jetë një hapësirë shumë mirë e rregulluar që do të shfrytëzohet për pushim e rekreacion nga ana e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe qytetarëve të tjerë të cilët tashmë kanë filluar më të madhe të vizitojnë liqenin e Ibrit në Suhodoll, si një atraksion i vërtetë.

Të dy kryetarët thanë në vazhdim së në këtë periudhë të shkurtër kohore prej së janë zgjedhur si drejtues të komunave kanë pas kontakte të shpeshta dhe kanë bashkëpunuar ngushtë në realizimin e disa projekteve në interes të përbashkët për të dy komunat.

Në takimin e sotëm Bahtiri dhe Tahiri folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe për disa projekte konkrete më interes të përbashkët. Ata u dakorduan që të realizohet projekti për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Pirq të Komunës së Mitrovicës më fshatin Oshlan të Komunës së Vushtrrisë, projekt ky i cili  parashihet të kushtojë rreth 200 mijë euro.

Po ashtu në këtë takim të dy kryetarët biseduan edhe për gjendjen në kompanitë publikë rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat