Shkolla “Bahri Kuçi” e Shtruerës (Vushtrri) - vatër e dijes dhe e kulturës, që di vetëm për suksese

Kosova

Shkolla “Bahri Kuçi” e Shtruerës (Vushtrri) - vatër e dijes dhe e kulturës, që di vetëm për suksese

Nga: Zymer Mehani Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:38
Pamje nda dita e shkollës

Sot, më 17 prill 2018, grupi i poetëve: Selvete Tahiri *Lela, Fadil Curri, Hajrush Redenica dhe Zymer Mehani ishin mysafirë të ftuar në orën letrare në SHFMU “Bahri Kuçi” të Shtruerës së Vushtrrisë, të organizuar nga stafi drejtues dhe mësimor i kësaj shkolle me nxënësit talentë.

E falënderojmë drejtorin e shkollës z. Bilall Pllana dhe stafin mësimor për pritjen e ngrohtë që na bënë.

Në orën letrare veç ne poetëve, me vargje të bukura u paraqitën edhe nxënësit e kësaj shkolle: Zana Pllana, VIII, Fjolla Berisha-VI, Bleona Haziri-V, Olti Murati-V, Albera Pllana-VIII, Learta Pllana-IV, Vesa Berisha-IV dhe Melek Pllana-II.

Ku gjendet Shkolla “Bahri Kuçi” dhe fshati Shtruerë?

Shtruera, pra shtrihet në VP të Vushtrrisë, në një largësi 3 km nga qendra komunale, përballë stacionit të hekurudhës (trenit) dhe rrugës automobilistike që lidh Vushtrrinë-Shtruerën-Mitrovicën. Ky fshat ka 14 shtëpi.

Shkolla e këtij fshati u ndërtuan me vetëkontributin e banorëve, duke ndarë për 3 vjet rresht  5% nga të ardhurat personale dhe gurthemeli i saj u vu më 01. 09. 1984. Për ndërtim të godinës shkollore qytetarët kontribuuan edhe me punë vullnetare. Ndërmarrja “Llamkos” dhuroi dyer dhe dritare për këtë shkollë. Punën edukativo-arsimore kjo shkollë e nisi më 30. 10. 1999. Më 11. 11. 2004 me vendim të MASHT-it pavarësohet dhe bëhet shkollë e plotë, ndërsa më 14.06. 2005 emërtohet me emrin e dëshmorit të kombit Bahri Kuçi.

Drejtori i kësaj shkolle z. Bilall Pllana në pozitën e drejtorit emërohet më 01.09.1999. Në procesin mësimor janë të angazhuar 30 mësimdhënës.

Brenda 5 vjetësh nxënësit e kësaj shkolle për suksese të arritura nderohen me mirënjohje nga KK i Vushtrrisë 2 herë. Me rastin e ditës së çlirimit të Vushtrrisë, më 17.06.2012 KK  ndau PLAKETË SHKOLLËS për rezultate të arritura në nivel komunal, regjional, në shkallë republike dhe në nivelin ndërkombëtar:

Mirënjohje arsimtares së gjuhës shqipe, Vjollca Pllana, arsimtares së matematikës, Merita Ademi, arsimtarit të ed. fizike, Astrit Izmaku dhe nxënëses Vjendita Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat