“Demokracia Studentore” kërkon shkarkimin e rektorit Marian Dema

Kosova

“Demokracia Studentore” kërkon shkarkimin e rektorit Marian Dema

Më: 18 prill 2018 Në ora: 06:20
Pëfaqësues nga Organizata “Demokracia Studentore”

Organizata “Demokracia Studentore” nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e radhës që ta vendos si pikë të rendit të ditës edhe shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës Marian Dema, me arsyetim se ai po e degradon këtë institucion.

“Kërkojmë nga këshilli drejtues që në mbledhjen e radhës ta vendosin si pikë të rendit të ditës edhe shkarkimin e rektorit Marian Dema, ndryshe protesta nuk do t’i ndalojmë deri në shkarkimin e tij”, thuhet në njoftimin për media. “Këtij rektori tashmë i janë grumbulluar një varg veprash penale duke u nisur për rastin ‘Graniti’ me tenderat te ‘Pishat’, pastaj kallëximi penal për 900 mijë euro të taksapaguesve të këtij vendi, shpërlarja e parave nëpërmjet OJQ-ve, ndikimi i tij për punësime të ndryshme etj”, thuhet më tej në njofitmin për media të “Demokracia Studentore”.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore ka thënë se këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet ta shqyrtoi kërkesën dhe shqetësimet e studentëve për shkarkimin e rektorit derisa po degradohet ky institucion. “Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi e ka sjellë vetëm degradimin e UP-së. Ai ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrë pozitive. Gjithashtu ai vazhdimisht po e keqpërdor edhe pozitën zyrtare duke mos hartuar asnjëherë plane strategjike se si do të zhvillohet UP-ja gjatë së ardhmes”, ka thënë Ramusa. Ai ka sqaruar se do të kërkojnë që rektori Marjan Dema të shkarkohet nga Këshilli Drejtues i Universitetit, ndërsa protesta do të përcillet edhe me disa aksione simbolike të studentëve. “Ne nuk do të ndalemi derisa, ky rektor të shkarkohet”, ka shtuar Ramusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat