Ndahen certifikata për të rinjtë e Shoqatës Down Syndrome Kosova

Kosova

Ndahen certifikata për të rinjtë e Shoqatës Down Syndrome Kosova

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:02
Ndahen certifikata për të rinjtë e Shoqatës Down Syndrome Kosova

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli sot mori pjesë në ndarjen e 30 certifikatave për të rinjtë me sindromën Down në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve me sindromën Down”, projekt ky i nënshkruar muaj më parë në mes MPMS-së dhe Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Makolli tha se në bazë të ligjit për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me nevoja të veçanta në çdo pesëdhjetë punëtorë.

“Roli i shtetit për personat me nevoja të veçanta është që atyre t’ju  mundësojë  arsim dhe forma të tjera të aftësimit profesional, pajisje të punës me mjete të nevojshme, përdorimin e shërbimeve me asistent kur është e nevojshme, dhe materialisht të stimulojë punësimin e tyre në një masë të pranueshme dhe t’i detyrojë punëdhënësit për punësimin e tyre”, tha Makolli.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Hajdini-Beqiri, tha se ky projekt është përmbyllur me sukses, pasi edhe personat me sindromën Down kanë potencial dhe kurajë, por edhe nevojë për më shumë mbështetje.

Përfaqësuesja e GIZ-it –Departamenti i Aftësive Rinore dhe Punësimit, Julia Becker, tha se qëllimi i këtij projekti është që këta persona t’i integrojmë sa më shumë në vende të punës.

Ndryshe, synimi i këtij projekti ishte përkrahja dhe zhvillimi i trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromën Down, duke mundësuar edhe punësime për nevojat e kësaj kategorie në shoqërinë tonë. 

Këto trajnime janë mbajtur në tri qendrat më të mëdha të aftësimit profesional në Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat