Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi

Kosova

Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi

Më: 19 prill 2018 Në ora: 09:43
Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni, ku ka marrë pjesë në Samitin Digjital, ka pasur një varg takimesh të rëndësishme.

Në kumtesën dërguar mediave, bëhet e ditur se ministri Beqaj  ka takuar ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e ekonomisë digjitale që është bërë faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

“Kosova do të jetë njëra prej vendeve e cila do të zhvillohet me ritmin më të shpejtë në histori, sepse forca digjitale dhe infrastruktura socio-ekonomike do të lejojë që çdo person, çdo ndërmarrës, të realizojë potencialin e tij intelektual dhe krijues”, theksoi Beqaj.

Të dy ministrat dhe zyrtarë të tjerë rajonalë dhe të BE-së, kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairin Digjital EXPO, ku ishin të pranishëm edhe shumë ndërmarrës dhe start-up nga Kosova.

Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup ka takuar komisioneren e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel, me të cilën ka bashkëbiseduar  për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale në Kosovë.

Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor po marrin pjesë kryeministrat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC). /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat