KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa qytete

Kosova

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa qytete

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:49
KEDS

?Për shkak të disa punimeve KEDS ka njoftuar përmes një komunikate për media se do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokacione në Kosovë.

Në Prishtinë me datën 20.04.2018, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve nga ora 9:00 deri në orën 10:30 në këto pjesë: Preoci, Llapnasella, Spitali i Zemres EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic dhe Auto Mekanika. Po ashtu me datën 24,25,26,27 dhe 28 të këtij muaji, prej orës 09:00 deri në orën 10:30 dhe nga ora 13:00-16:00 do të ketë ndërprerje në një pjesë të Lagjes “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Në Podujevë të shtunën do të ketë ndërprerje nga ora 9:00 deri  në orën 11:00 në disa vendbanime si: fshatrat: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Perani. Me datën 23.04.2018 në Lipjan do të ndërpritet energjia elektrike prej orës 09:00 deri në ora 10:00 në: Preoci, Llapnasellë, Spitali i Zemrës EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic dhe Auto Mekanika.

Në Ferizaj, ndërprerje do të ketë në disa trafofusha më 23.04.2018 prej orës10:30 deri në ora 14:30.Megjithatë KED-s njofton se pa furnizim me energji elektrike nuk do të mbetet askush.

Në Gjakovë ndërprerje do të ketë më datë 21.04.2018  prej orës12:30 deri në ora 15:00.  Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike  do të mbesin: rr. Besim Bistrazhini, rr. Dërgut Vokshi, rr. Dëshmorët e Lirisë, rr. Elena Gjika, rr. Gjon Bisaku, rr. Gjon Nikollë Kazazi, rr. Haki Taha, rr. Hysni Dobruna (një pjesë), rr. Ismail Qemali (një pjesë), rr. Konferenca e Bunjajt,  rr.  Konstandin Kristoforidhi, rr. Lidhja e Prizrenit, rr. Martin Camaj, rr. Migjeni (një pjesë), rr. Mithat Frashëri, rr. Shaban Polluzha, rr. Yjet e Erenikut (një pjesë) dhe rr. Yll Morina.

Në rajonin e Gjilanit do të ketë ndërprerje në Kamenicë më datë 21.04.2018 prej orës10:00 deri në ora 15:00.  Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike  do të mbesin fshatrat: Koretinë  Topanicë, Bllatë, Nitex, Crep, Kormian, Domorovc, Pompa, Hodonovc, Tasimi, Hodonocë, Seperacioni dhe  Ujësjellësi Korinjan.     

Në rajonin e Pejës, respektivisht në Deçan  ndërprerje do të ketë më datë 21.04.2018 prej orës 08:00 deri në ora 11:00.  Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike  do të mbesin: Isniqi,Lebusha, Strellc i Epërm dhe i Ulët. Një ndërprerje tjetër në Deçan do të ndodh po ashtu prej orës 12:00 deri në ora 15:00. KED-s njofton se gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike  do të mbesin: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq, Gjocaj .

Në Prizren do të ketë ndërprerje me datë 20 dhe 22.04.2018 prej orës 09:00-12:00  dhe nga ora 15:00-18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike  do të mbesën: një pjesë e Reqanit dhe Llokovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat