Demokracia Studentore: Dekani But Dedaj duhet ta respektojë vendimin e Senatit

Kosova

Demokracia Studentore: Dekani But Dedaj duhet ta respektojë vendimin e Senatit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:02
Mexhid Ramusa

Organizata studentore “Demokracia Studentore” ka reaguar, siç thuhet për padrejtësitë që po bëhen në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Në një komunikatë të “Demokracisë Studentore” thuhet se në mesin e shumë padrejtësive që iu bëhen studentëve në këtë fakultet është edhe afati i prillit, ku dekani i kësaj njësie akademike ka refuzuar ta pranojë vendimin e Senatit të UP-së.

Kryetari i kësaj organizate, Mexhid Ramusa i ka bërë thirrje dekanit But Dedaj që të pranojë dhe respektojë vendimin e Senatit të Universitetit të Prishtinës që afati i prillit të jetë me dy provime, ashtu siç është në të gjitha njësitë akademike në UP.

“Dekani But Dedaj duhet të respektojë vendimin e Senatit, të gjithë fakultetet në UP kanë nga dy provime që mund t’i paraqesin në afatin e jashtëzakonshëm të Prillit, përveç Fakultetit Ekonomik që kanë mundësinë të paraqesin vetëm një dhe kjo vie si pasojë që Dekani nuk po respekton vendimin që ka marrë Senati. Këto janë padrejtësi që vazhdimisht po bëhen nga Dekani i kësaj njësie akademike” shtoi Ramusa

“Nëse ky vendim nuk respektohet nga Dekani Dedaj, atëherë edhe ne studentët do të reagojmë duke bllokuar hyrjen në këtë Fakultet dhe do të bojkotojmë këtë afat”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat