Fillojnë procedurat për ndërtimin e rrugës që dërgon te varrezat në Çabrat

Kosova

Fillojnë procedurat për ndërtimin e rrugës që dërgon te varrezat në Çabrat

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:31
Bordi i drejtorëve të Komunës së Gjakovës

Bordi i drejtorëve të Komunës së Gjakovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë diskutuar një sërë pikash të rendit të ditës, e të cilat kryesisht kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes së shërbimeve komunale, në të mirë të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Sipas kumtesës dërguar mediave, në këtë takim u bë e ditur edhe nisja e procedurave për ndërtimin e rrugës që dërgon deri tek varrezat e Martirëve në Çabrat.

 Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se ky është një projekt shume i domosdoshëm, teksa ka shprehur bindjen e tij se rruga në fjalë do të jetë e gatshme deri në fillim të vjeshtës së këtij viti.

Është diskutuar edhe për caktimin e një lokacioni për shitjen e druve dhe vendosjen e sharrëxhinjve. Pas disa propozimeve, është vendosur që të shikohet si opsion që për këtë qëllim të caktohet një lokacion në dalje të qytetit, prapa “Urës së Tabakëve”.

Më tej, nga drejtori për zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj është raportuar për hapjen e thirrjes për grante, ndërsa që edhe janë formuar komisionet përkatëse për zhvillimin e këtij procesi. Lidhur me këtë  temë, kryetari i komunës Ardian Gjini ka kërkuar që ky proces të jetë transparent, ferr dhe në shërbim të plotë të bizneseve që vërtetë kanë nevojë për grante.

|Me propozim të bordit të drejtorëve dhe me vendim të kryetarit Gjini në këtë takim janë formuar edhe disa komisione të përkohshme komunal, të cilët mes tjerash do të bëjnë verifikimin e hapësirave reklamuese, verifikimin e pronave dhe banesave komunale, dhe për krijimin e një strategjie afatgjatë për lirimin e hapësirave publike. Në këtë takim është diskutuar dhe është kërkuar që sa më shpejtë të gjendet mundësia edhe për rishikimin e hapësirave të tregjeve dhe të krijohen kushte më të mira për shitjen e prodhimeve bujqësore, ne veçanti të bulmetit, pasi aktualisht këto produkte po shiten në kushte jo të mira hegjieno – sanitare”, thuhet ndër tjerash në komunikatë

Në këtë takim është diskutuar edhe draft – raporti i auditimit të brendshëm për vitin 2017, ndërsa nga drejtoria për Buxhet dhe Financa janë dhënë informacione për të hyrat dhe shpenzimet e këtij tremujori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat