Hoxhaj: Në BE ka një unanimitet për liberalizim të vizave për Kosovën

Kosova

Hoxhaj: Në BE ka një unanimitet për liberalizim të vizave për Kosovën

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:02
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj tha se raporti i Progresit paraqet punën e dy Qeverive, asaj të kaluar dhe kësaj të tashme.

Megjithatë Hoxhaj tha se Qeveria ende nuk e ka analizuar çdo paragraf të këtij raporti dhe se në gjë të tillë do ta bëjnë ditëve të ardhshme.

Hoxhaj: Do të reflektojmë në mbledhje të Qeverisë për këtë raport

 “Raporti i Komisionit Evropian, e i cili është prezantuar me 17 prill 20198 është një vlerësim dhe objektiv, real dhe i saktë i gjendjes në të cilën është Kosova. Ku në analizë ky raport përmend dhe progres që ka pasur vendi. Por dhe ngecje dhe sfida në fusha të caktuara. Ky është një vlerësim në fakt i punës së të dy qeverive, e të dy mandateve të Kuvendit të Kosovës dhe i cili në veten e tij përfshinë dhe një cikël që kemi pasur vitin e kaluar të ndërprerjes së një funksionimi normal të shtetit dhe institucioneve për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve të rregullta lokale. Ne si Qeveri kemi mbrri që ta lexojmë raportin në tërësi. Por nuk dua të them këtu para jush , që kemi arritur ta analizojmë çdo paragraf dhe fjalë për fjalë, meqë tek të hënën do ta kemi një mbledhje të Qeverisë dhe aty do të reflektojmë secili koleg i Qeverisë do të reflektojë për gjetjet e raportit dhe sfida t dhe për atë se raporti a e përshkruan vërtetë gjendjen e saktë në çdo sektor, apo shpesh herë ka dhe përsëritje”, tha ai.

 Ai tha se ky raport e konfirmon atë lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, sa i takon vlerësimit për procesin e liberalizimit të vizave.

 Edhe pse procesi i liberalizimit të vizave sipas tij, nuk është punë kryesore e këtij raporti.

 (video) “Liberalizimi i vizave dhe raporti për integrim të Kosovës në BE janë dy binarë të ndryshëm. Po këtu ka një paragraf i cili është i saktë, i cili thuhet se  fal ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, dua ta falënderoj çdo deputet të Kuvendit të Kosovës dhe përmirësimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Kosova ka një vlerësim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave. Pas 10 apo 12 ditësh do të ketë një ekip nga ana e Komisionit Evropian, i cili do të duhej të vjen në Kosovë, të cilët do ta shkruajnë një raport shtesë i cili do të ofroj një pamje të plotë ku jemi në përmbushjen e këtyre kritereve. Por çfarë mund t’iu  them në bazë të komunikimit zyrtar që kam pasur dhe me Johanes Hann është që në institucionet e BE-së në Bruksel, nuk dua të them për shtetet anëtare, por për institucionet e BE-së ka një unanimitet të plotë, ka një vendosmëri të plotë, që ta mbështesin Kosovën, në marrjen e së drejtës për liberalizim të vizave në vendet e zonës Shengen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat