Konstituohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Kosova

Konstituohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:29
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur takimin e parë konstituiv të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ku në praninë e 5 anëtarëve vendorë të këtij Këshilli dhe në komunikim online me 3 anëtarët ndërkombëtarë, me shumicë të votave, kryetar i KSHC-së u zgjodh Gazmend Luboteni.

Bytyqi theksoi se takimi do të vazhdojë me pikat tjera të  rendit të ditës, ku do të zgjidhet nënkryetari dhe do të përcaktohet mandati 3 apo 5-vjeçar i anëtarëve vendorë me anë të hedhjes së shortit, ndërsa anëtarët ndërkombëtarë do të kenë mandat 5-vjeçar.

Anëtarët e KSHC-së në prani të ministrit lexuan deklaratën e betimit, me të cilën u zotuan se do të kryejnë me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën që iu është besuar, ndërsa gjatë gjithë takimit komunikimi me anëtarët ndërkombëtarë të KSHC-së ka qenë i drejtpërdrejtë.

Në këtë takim, për shkak të udhëtimit jashtë vendit nuk ishte prezente anëtarja Arta Jakupi, për të cilën u njoftuan edhe anëtarët ndërkombëtarë, të cilët shprehën pëlqimin që KSHC mund të konstituohet në mungesë të arsyeshme të një anëtari, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat