Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Kosova

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:51
Seyit Ahmet Bas dhe Besnik Osmani

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore Seyit Ahmet Bas, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë.
 
Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve.
 
Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit,  Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.
 
Ahmet Bas, ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm për përkrahjen profesionale si në kuadër të kornizave të Memorandumit, ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkrahjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat