Suharekë, për dy ditë janë mbledhur mbi 800 tonë mbeturina

Kosova

Suharekë, për dy ditë janë mbledhur mbi 800 tonë mbeturina

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:46
Mbeturinat

Komuna e Suharekës në kuadër të 22 prillit – Ditës së tokës, për dy ditë rresht ka organizuar aksionin vullnetarë për të pastruar qytetin dhe 42 fshatrat sa i ka kjo Komunë.

Sipas komunës, gjatë këtyre dy ditëve janë mbledhur rreth 800 tonë mbeturina, ndërsa janë angazhuar mbi 7000 vullnetarë duke filluar nga nxënësit, studentët, mësimdhënësit, OJQ-të, grupe të ndryshme dhe qytetarë.

Një kontribut të madh e ka dhënë edhe Shoqata e Bizneseve dhe Kompanitë private. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, publikisht ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion dhe ka shtuar se synim i tij është që Suhareka të jetë komuna më e pastër dhe më e gjelbëruara në Kosovë.

Pas pastrimit ai ka paralajmëruar edhe mbjelljen e 2500 drunjëve dekorativ në qytet dhe në 42 fshatra të Komunës.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të angazhohet që kjo pastërti të vazhdojë dhe se për këtë do të vendos edhe kamera vëzhguese në shumë mjedise dhe se do të filloj me zbatimin e gjobave për të gjithë ata që shkelin rregulloren, udhëzimet dhe ligjet në fuqi sa i përket mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së ambientit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat