Jerliu: Ka rënie të pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit

Kosova

Jerliu: Ka rënie të pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:11
Bardhyl Jerliu

Fondi i shërbimeve të shëndetësisë përmes një moduli online ka krijuar lehtësira për të gjithë pacientët të cilët aplikojnë për shërim jashtë vendi, pasi që përmes këtij moduli ata do të mund të navigojnë lëndën e tyre.

Udhëheqësi i Divizionit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore, Bardhyl Jerliu ka deklaruar se ky aplikacioni eliminon keqpërdorimet e mundshme.

Jerliu: Përmes këtij moduli aplikuesi e përcjell statusin në mënyrë online

“Është një modul i cili sapo është lansuar dhe shërben për të naviguar lëndën për të përcjell statusin direkt në kohë reale të aplikuesit. Ky program përveç tjerash do të thjeshtësoj dhe do të shkurtoj edhe rrugën e marrjes së informacionit për palën (pacientin), i cili nuk do të ketë nevojë më të rrugëtoj nga viset e ndryshme të Kosovës siç janë Prizreni, Gjakova por edhe më gjerë. Mirëpo me futjen në sistemin online të cilin tani e kemi bërë, ai do të ketë  mundësi ta përcjell lëndën online. Me këtë sistem synojmë që aplikimet të cilat bëhen në programin për trajtim të trajtohen në mënyrë të rregullt, mos të ketë keqpërdorime të mundshme kushtimisht po them dhe të shkoj në bazë të radhës së aplikimit”, tha Jerliu.

Sipas tij, nëpërmjet këtij sistemi arrihet deri tek nxjerrja e statistikave të ndryshme përmes të cilave do të mund të dihet se në cilat klinika ka nevojë  për më shumë për infrastrukturë mjekësore.

Jerliu po ashtu tha se me anë të kësaj platforme online është shkurta edhe koha për marrjen e përgjigjeve nga pacientët që kanë aplikuar për të marrw fonde për shërim jashtë vendit.

Jerliu: Është shkurtuar koha për marrjen e përgjigjeve

“Përgjigjen do e marrw shumë shpejt sepse do ta ketë mundësinë që online ta shoh statusin sepse në momentin kur dorëzohet lënda në divizionin për trajtim, atëherë personi apo aplikuesi do ta merr dëshminë e aplikimit, me këtë rast në sistem do të futet dosja e pacientit(aplikuesit) ku do të jetë i përfshirë edhe numri personal identifikues në bazë të cilit do të ketë mundësinë që ta navigoj apo ta shoh lëndën e tij online. Kjo pra do të shkurtohet, informacionin do ta merr në kohë reale, ndërkaq procedurat e shqyrtimeve duke llogaritur komisionin shëndetësor, bordin ekzekutiv janë mjaftë të shpejta tani, mirëpo ekziston një vonesë për shkak të mungesës së buxhetit, kur ne nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, atëherë patjetër që të pres për ekzekutim”, tha ai.

Bardhyl Jerliu po ashtu tha se deri në këtë periudhë të viti për shërim jashtë institucioneve të shëndetësisë publike kanë aplikuar gjithsej 490 pacient, dhe gjithsej janë shpenzuar rreth 3.5 milionë euro.

Jerliu: Këtë vit për shërim jashtë vendin kanë aplikuar rreth 490 pacient 

“Vitin e kaluar ka pasur rreth 2 mijë aplikacione, më saktësisht 1986 aplikacione ku shuma totale e shpenzimeve ka qenë rreth 14 milionë euro. Tani në këtë vit aplikimin e kemi rreth 490, ndërsa, shuma e shpenzuar deri tani këtë vit është diku rreth 3.5 milionë euro...Buxheti vazhdon me qenë i njëjti sikurse vitin e kaluar, mirëpo sikurse vitin e kaluar me rishikimin buxhetor në bazë të nevojave që janë shfaqur është shtuar edhe buxheti i trajtimit”, shtoi ai.

Klinika e Oftalmologjisë sipas Jerliut është klinika e cila prinë për referim të pacientëve për shërim jashtë vendit.

Ndërsa, Klinika e Kardiologjisë dhe ajo e Onkologjisë kanë shënuar rënie të pacientëve që kërkojnë shërim jashtë klinikave publike.

Jerliu: Klinika e Oftalmologjisë referon më shumë pacientë për shërim jashtë vendit

“Në bazë të statistikave të këtij viti që i kemi klinikat që referojnë më së shumti janë klinika e oftalmologjisë ose klinika e syve, është klinika e ortopedisë dhe është klinika e pediatrisë siç janë rastet hemankologjike që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje siç është kanceri, leukemia. Ndërkaq vitin e kaluar kemi pasur edhe kardiologjinë që duhet potencuar se është diçka pozitive që ka ndodhur këtë vit sepse kardiologjia funksionin tash 24 orë dhe nuk ka më nevojë që rastet që vuajnë nga sëmundjet kardiologjike të vijnë dhe të kërkojnë trajtim jashtë vendi ...Gjithashtu edhe rastet e onkologjisë janë pakësuar sepse ajo klinikë tashmë punon 24 orë, kështu që gradualisht aplikimet kanë filluar të zvogëlohen rrjedhimisht edhe buxheti ka filluar të kursehet më shumë“, tha Jerliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat