Limaj: Kosova i ka dyert të hapura për mërgatën

Kosova

Limaj: Kosova i ka dyert të hapura për mërgatën

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:41
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mërgata në përgjithësi me kontributin dhe angazhimin e vet është pjesë e pandashme e Lirisë së Kosovës dhe për këtë do t’i jemi përjetë mirënjohës e falënderues.

Duke përkujtuar se mërgata ka luajtur rol të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën, Limaj ka thënë se Kosova i ka dyert të hapura për mërgatën dhe se tani më shumë se kurrë na duhet një mobilizim për shtetndërtimin e vendit.

“Shqiptarëve të Kosovës në Itali ua shpreha mirënjohjen dhe respektin për punën që kanë bërë për vendin. Ftoj të gjithë njerëzit tanë që ndodhen në mërgatë të mos heqin dorë nga Kosova, por të mobilizohemi e ta dërgojmë vendin në një fazë tjetër të zhvillimit”, shkruan Limaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat