Ngjarjet e ditës së hënë, 23.04.2018

Kosova

Ngjarjet e ditës së hënë, 23.04.2018

Më: 23 prill 2018 Në ora: 06:58
ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bënë homazhe te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Para Presidencës, ora 08.50)

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet manifestimi, kushtuar komunitetit turk në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë salla P-38, ora 10.00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti (Vetëm pamje- Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon tryezën e diskutimit“Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”. (Hotel Swiss Diamond, Salla Ulpiana, ora 10.00-12.30)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit. (Amfiteatri i madh i bibliotekës, ora 11.00)

Tri rrugë të Prishtinës mbyllen për 10 minuta, në përkujtim të viktimave në komunikacionin rrugor. (Rruga ‘Garibaldi’, përbri Hotelit Grand, ‘Agim Ramadani’, para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësorëve dhe ‘Luan Haradinaj’,para New Born, ora 12:00-12:10)

Lansohet projekti “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në komunën e Drenasit. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 10:30-15:00).

Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova” me rastin e Ditës Botërore të Librit, organizon programin “Dhuro dhe ti – së paku një libër për bibliotekën e qytetit tënd për lexuesin. (Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, ora 11.00)

OJQ “ETEA” për nder të Ditës Botërore të Librit mban diskutimin e hapur mbi kulturën e leximit të të rinjve, me rastin e publikimit të raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të larta të Prishtinës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Ora 12.00-14.00)

Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 13:30)

Kori i qytetit të Pejës paraqitet me koncert recital në KINO “Jusuf Gërvalla”-Pejë. (Ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat