Në Podujevë mbillen lule për Ditën e Tokës

Kosova

Në Podujevë mbillen lule për Ditën e Tokës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:13

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Tokës, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me ekologët e rinj, kanë mbjellur lule në Parkun e Qytetit në Podujevë.

Aktivitetet në shënimin e Ditës së Tokës kanë vazhduar edhe me mbjelljen e fidanëve të drunjtëve dekorativë në oborret e disa shkollave.

Veliu, me këtë rast tha se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara do të jenë prioritet i investimeve në sektorin e mbrojtës së ambientit.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit, gjatë ditëve në vijim në komunën e Podujevës do të bëhet pastrimi dhe largimi i deponive ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat